Pas një konflikti, ish-dhëndri dhunoi familjarët dhe dogji me benzinë banesën e ish-vjehrrit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Llakatund në Vlorë në familjen e Lutfi Fanajt, pasi ish-dhëndri i këtij të fundit i ka vënë flakën banesës së tij.

Pasi dhëndri i shtëpisë, nga Kosova, i ka dhunuar, ka nisur që të spërkasë me benzinë banesën e tij dhe më pas i ka vënë flakën. Për pasojë nga zjarri, është djegur dhe banesa ngjitur, të shtetasit Petrit Izeti.

Mësohet se anëtarët e familjes Fanaj ndodhen në spital për shkak të dëmtimeve që kanë marrë si pasojë e dhunës fizike, por edhe flakëve të zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *