Një konflikt mes familjeve është bërë shkak i djegies së dy banesave në Llakatund të Vlorës. Ish-dhëndri nga Kosova, pas një sherri fizik me familjen e gruas, i ka vënë flakën shtëpisë me benzinë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur edhe një tjetër banesë që ndodhej pranë.
Shtëpia e Luftie Fanajt është djegur plotësisht por gjithashtu edhe ajo e fqinjit, Petrit Izetit. Në këtë të fundit, nuk ndodhej asnjë person brenda pasi ndodhen në Itali. Fqinjët kanë folur për mediat dhe kanë konfirmuar se ata kishin probleme për shkak se ish gruaja i kishte marrë djalin.
‘Kur erdhëm neve ishte bërë dasma. Komplet ishte djegur. Ishin djali me vajzën! I vuri zjarrin i dhëndri nga Kosova. Ish-dhëndri i kishte mbyllur brenda dhe i vuri zjarrin. Ishte shoku edhe ky! Janë zënë për punën e vajzës, pasi vajza iku se i mori djalin. Erdhi bashkë me shokun e tij e i tha a po s’të përvëlova ty.’– u shpreh fqinja.