Ish-njerku i dogji banesën, 14-vjeçari: Më janë djegur këmbët, gjyshen tentuan ta mbysnin

Një konflikt mes familjeve është bërë shkak i djegies së dy banesave në Llakatund të Vlorës. Ledion Bilo, 14 vjeç, ka rrëfyer ngjarjen dhe tregon si  njerku i vuri flakën shtëpisë së tij ku për pasojë mbeti i lënduar ai bashkë më gjyshen e tij. Ish-bashkëjetuesi i nënës së tij i ka dhunuar fillimisht në banesë së bashku me shokun e tij dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë së Luftie Fanajt.

I mitur ka treguar se shtetasi kosovar Haki Bajrami i cili kishte bashkëjetuar me të ëmën ka ardhur në shtëpi duke i dhunuar e më pas u ka djegur banesë. 14 vjeçari tregon se e ëma e tij prej dy muajsh ishte ndarë dhe për këtë qëllim ai ka ardhur dhe i ka dhunuar. I mituri thotë se edhe gjyshen e tij e kanë dhunuar dhe se është në gjendje të rëndë në spital.

“Kanë ardhur dy persona nga Kosova. Bashkëjetonte me mamin më para dhe ishte ish-bashkëshorti i saj. U ndanë dhe nga inati erdhi në shtëpi na ka dhunuar edhe na ka vënë flakën. Mami më para ka jetuar me të. Ka një djalë të vogël. Na kërcënon, na ka dhunuar! Mua më kanë qëlluar në kokë dhe në kurriz dhe më ka rënë të fikët. I kishte vënë flakën shtëpisë dhe ishte shumë tym, e mora nënë dhe ika. Dola nga dritarja dhe ikat e dajat, me janë djegur këmbët. Gjyshen po mundoheshin që ta mbysnin në shtrat”- rrëfeu i mituri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *