6 ton hashash me vlerë 13 mln euro, ‘lundrojnë’ në brigjet e Siçilisë/ Ndalohet anija me vela me flamur amerikan (Video)

Gjashtë tonë hashash, me një vlerë të vlerësuar rreth 13 milion euro, u kapën në ngushticën e Siçilisë nga ushtarët e komandës operative ajrore-detare dhe komandës provinciale të Palermos të Guardia di Finanza. Droga ndodhej në një anije me vela, e cila valëviste flamurin e Shteteve të Bashkuara dhe lundronte drejt brigjeve italiane.

Autoritetet italiane kanë arrestuar ekuipazhin e anijes duke vënë në pranga 3 trafikantë bullgarë, si dhe e shoqëruan anijen deri në portin e Palermos.  Anija u zbulua nga një aeroplan i Guardi di Finanza, një Atr42-MP, i përdorur në aktivitetet e mbikëqyrjes dhe patrullimit në Mesdheun perëndimor. Ajo u monitorua për 12 orë dhe pas kontrolleve e verifikimeve të rastit është autorizuar ndalimi në det i anijes me vela.


Tre anëtarë të ekuipazhit, me kombësi bullgare, ishin të pranishëm në bord si dhe u gjet sasia prej 6 ton e hashashit

Anija u dërgua në portin e Palermos për të vazhduar aktivitetin e policisë gjyqësore nga ushtarët e Grupit të Hetimit mbi Krimin e Organizuar (Gico) të bërthamës së Policisë Ekonomike dhe Financiare dhe stacionit detar të Palermos. Operacioni përfundoi me arrestimin e tre anëtarëve të ekuipazhit dhe kapjen e anijes së përdorur për trafik të paligjshëm dhe afërsisht gjashtë tonë hashash i cili, i vendosur në tregun klandestin, sipas vlerësimeve të hetuesit, do të jepte rreth 13 milion euro.

/Burimi Ansa.it/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *