Pesë persona kanë ndërruar jetë nga të shtënat me armë në Cleveland të Teksasit, ndërsa autori është ende i lirë.
BREAKING: Five people are dead after being shot in a Texas home by a suspect armed with AR-15 style rifle, police say. https://t.co/trc5sN6PiK
— ABC News (@ABC) April 29, 2023
Viktima më e re e ishte 8 vjeç ndërsa dy gra u gjetën të vdekura në dhomën e gjumit mbi dy fëmijë që i mbijetuan tragjedisë. Policia është ende në kërkim të autorit, i cili dyshohet të jetë i armatosur dhe në gjendje të dehur.
Të paktën 10 persona ishin në shtëpi kur policia mbërriti në vendngjarje dhe të gjitha viktimat ishin të moshës tetë deri në 40-vjeç.
Policia konfirmoi se të shtënat ndodhën të gjitha në një shtëpi, viktimat ishin të gjithë nga Hondurasi. Katër nga viktimat u deklaruan të vdekur në vendngjarje, ndërsa një prej tyre ndërroi jetë rrugës për në spital.