Në një bisedë me Nitën, finalisti i “Big Brother Vip 2” Luizi Ejlli ka vendos të hapë zemrën. Gjatë bashkëbisedimit në oborr ai ka folur për jetën personale, karrierën dhe eksperiencën e tij në fillim të futjes në shtëpinë e Big Brother Vip.
Luizi ka treguar vështirësitë e ditëve të para në BBV, pasi fama e tij e momentit nuk kishte të krahasuar me personazhet e tjerë.
“Kam vepruar shumë me zemër kur isha jashtë, kur isha në majë, bëra zgjedhjen që të shkoja me zemër dhe dola nga trehu krejt dhe doli zhgënjim, ishte shumë vonë për me rifillu dhe njëherë. Përditë e më shumë po bëhej me e mërzitshme, po dorëzohesha, do i hipja avionit dhe do ikja, nuk do shkelja më kurrë në Shqipëri.
Pastaj më erdhi telefonata, dhe mendova se do të ishte një dritë në fund të tunelit, pastaj kur hyra dhe i pashë, thashë nuk mundesh kundër tyre. As cigare nuk më dhanë natën e parë, prit radhën ti më thoshin. Tre ditë dhe tre netë nuk kam fjetur, flisja me veten, pashë që këtu nuk të jep njeri gjë. U mundova që të bëhesha njeri i mirë, iu thashë i laj unë enët për gjithë javën, e më votuan si i preferomi”, tregon Luizi, e më tej të gjithë e dinë historinë.
Gjithashtu, Luizi ka folur edhe për ish-partneren e tij Megi Topalli me të cilën ka qenë i fejuar. Ai rrëfen se i është dashur të bënte një zgjedhje, të linte karrierën për të shkuar në Paris, atje ku jetonte ish-partnerja.
Një gënjeshtër për sëmundjen e tij u bë virale dhe ai arriti të fitonte simpatinë e të gjithë publikut, ku ndryshoi krejtësisht rrjedhën e lojës e sot në emër të tij janë hapur dhjetra fanpage dhe dërgohen dhurata me vlerë mijëra euro.