“Retro Bazaar” Makinat e epokës ekspozohen në sheshin “Skënderbej”

Mbi 50 makina të vjetra janë ekspozuar ditën e sotme në Sheshin “Skënderbej” për të apasionuarit e mjeteve motorike, por edhe kalimtarët.

Shfaqja e makinave të epokës u bë në kuadër të një simpoziumi të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe RETRO Albania.

Përveç mjeteve, në “Retro Bazaar” do të ketë muzikë Jazz & Swing, ushqim e pije, si dhe stenda ku profesionistë të fushës dhe të apasionuar do të ekspozojnë pasionin e tyre RETRO përmes punimeve të tyre artizanale, punime artistike me metal, dru, qeramikë, si dhe një hapësirë dedikuar traditës folklorike shqiptare si pjesë e identitetit tonë kombëtar.

Sipas DPSHTRR, përzgjedhja e Shqipërisë si vendi mikpritës në organizimin e këtij simpoziumi, vjen pak muaj pas anëtarësimit të shumëpritur të RETRO Albania në FIVA në Nëntor 2022.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *