Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka publikuar spotin e zgjedhjeve të 14 majit, në qendër të së cilit është shpopullimi i Shqipërisë.
Spoti i titulluar “Shqiptarët e fundit” është formuluar në një mënyrë të tillë ku Berisha u drejtohet shqiptarëve përmes një letre ku u kërkon që në 14 maj të votojnë kundër shpopullimit të vendit.