Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga bashkia Pusteci ku prezantoi kandidatin e koalicionit Pandi Jani për zgjedhjet e 14 majit, tha se fitorja e opozitës është e garantuar. Meta u shpreh se kryeministrit Rama ‘i është prishur çerja sepse është mësuar të fitojë vetëm me vjedhje dhe të përçajë opozitën, ne kemi model tjetër’.
Sakaq shtoi se pas 14 majit, opozita do të rikthejë llogaridhënien dhe kandidatët do të jenë në shërbim të komunitetit dhe interesave të tyre.
Meta: “Korçën do e fusim në rrugën e ndryshimit. Pandi përcjell vetëm pozitivitet, edhe ne do ta mbështesim me dashuri, jemi të sigurt se ju do na jepni fuqi. Fitorja e madhe në Pustrec, Korçe, Maliq e Devoll. Duhet një fitore shumë e thellë në të gjithë qarkun e Korçës, për ata që në 4 vite kishin çdo mundësi por braktisën zonat dhe menduan vetëm si të vjedhin. Ne garantojmë llogaridhënie absolute, luftë kundër korrupsionit dhe projekte zhvillimi. Ne punojmë për komunitetin, koalicioni ynë është fitore në 14 maj. Ndaj i është prishur çerja atij, nuk është mësuar kurrë të fitojë por vetëm të vjedhë. Ka menduar si të përçajë opozitën, opozita do fitojë sepse kandidatët tanë i keni zgjedhur ju nuk i kemi imponuar ne. Do japim model të shkëlqyer, në interes të komunitetit”.