Rama shfrenon fjalorin: Po votuat të tjerët do merrni noc rrokun

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Përmetit dhe Këlcyrës, ku ka prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për këto bashki.

Rama tha se kandidatët e opozitës që sipas tij premtojnë ujë falas nëpër çezma, duhen hedhur në lëm. Në fund të fjalës së tij, Rama përdori një fjalor jo të përshtatshëm ndaj qytetarëve, duke ju thënë se nëse e duan rrugën falas, të votojnë kandidatët e opozitës dhe të marrin “noc rrokun”.

Rama: “Ne ja kemi bërë 0 taksën biznesit të vogël. Nuk është rastësi që dhjetëra e mijëra biznese të vogla janë hapur gjatë vitit të kaluar. Në po bëjmë një rritje pagash, rritjen e pagave mesatare nga 550 mijë lekë në 900 mijë lekë.

E kanë interpretuar shqetësimin tim si kërcënim. Nëse Këlcyra kthehet pas, do të jetë e pamundur që të ketë mbështetje nga ne, jo se ne nuk duam ta mbështesim, por këta kandidatë që premtojnë ujë falas nëpër çezma duhen hedhur në lumë edhe t’i thuash ik nga ke ardhur.

Këta sjellin frymën e Sudes dhe Xhaferrit. Këta i shikojnë bashkitë si kështjella për t’i marrë peng. Nuk ka mundësi të bashkëpunosh me ta sepse nuk e duan punën. Duan sherr e konflikt. Duan t’i kthejnë bashkitë në barrikada që të bëjnë sherr me qeverinë. Shikoni Shkodrën, ne kemi bërë shumë për Shkodrën, por kemi bërë vetëm ato gjëra që nuk kishin lidhje me bashkinë.

Si do merrni ju njerëz që nuk mbushin e t’ju jepni bashkinë këtu. Shifni e bëni. Ballaban Berat ne do ta bëjmë, por jo falas. Po e doni falas, merrni ata të tjerët dhe të merrni jo rrugët, por noc rrokun pastaj”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *