Harry Simpson, është një prej britanikëve i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 prill në Shëngjin.
Mësohet se Simpson ka pasur një të shkuar kriminale. Ai është dënuar në vitin 2019 në Britani të Madhe për shitje të drogës nëpër rrugët e Londrës. Ai është dënuar në vitin 2015 me 5 vite e 3 muaj burg, ndërsa asokohe ka qenë vetëm 24 vjeç.
Në Shkurt të vitit 2015, Simpson është ndaluar nga policia teksa ka qenë duke drejtuar një mjet tip BMW të marrë me qira. Atij iu sekuestrua kokainë dhe kanabis me vlerë 40 mijë paund, ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpi i janë gjetur edhe para cash për të cilat autoritete thonë se ishin të ardhura nga aktiviteti kriminal.