(Emri) Ra nga tribuna në stadiumin “Niko Dovana”/ I lënduari është…

Ndeshja e futbollit mes Erzenit dhe Partizanit është mbyllur me një incident të pakëndshëm. Një tifoz është rrëzuar nga tribuna qendrore në pjesën para tunelit të dhomave të zhveshjes dhe ka mbetur i lënduar.

Personi në fjalë është pikërisht presidenti i klubit shijakas, Durim Keçi.

Ky i fundi ka qenë i pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen e skuadrës dhe në fund të sfidës, është afruar pranë parmakëve të tribunës. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por ai ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga tribuna duke rënë në pjesën e poshtme.

Stafet mjekësor të të dy ekipeve i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa ai është transportuar më pas me ambulancë në spitalin e qytetit të Durrësit./PanoramaSport

Kaos në sfidën Erzeni-Partizani/ Ra nga shkallët e stadiumit, lëndohet tifozi


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *