Një person i armatosur ka vrarë 5 fqinj të tij në Teksas. Debati mes tyre nisi pas vrasësi po qëllonte me një armë gjysmë automatike aty pranë.
Mes viktimave ishte edhe një fëmijë tetë vjeçar. Gjithashtu dy gra u gjetën të vdekura, sipër trupit të dy fëmijëve të vegjël, që u kishin shpëtuar plumbave.
Sipas policisë, viktimat kanë mbrojtur fëmijët me trupin e tyre.
“Mendoj se po përpiqeshin të shpëtonin foshnjat”, tha sherifi Greg Capers, duke theksuar se pothuajse të gjithë viktimat ishin qëlluar në pjesën e kokës.
Autori është identifikuar si quajtur Francisco Oropez, 38 vjeç. Ai është ende në arrati dhe mendohet se është i armatosur.
Policia po përdor qen dhe një dron për të gjetur të dyshuarin, i cili mendohet se fshihet në një pyll aty pranë.
Mësohet se viktima i kishin përkuar Oropez të ndalonte të shtënat me armë, pasi po përpiqeshin të vendosnin fëmijët në gjumë.
“Do të qëlloj në oborrin tim, do të bëj çfarë të dua në rezidencën time”, iu është drejtuar ai.
Pak pasi u mbyll diskutimi mes tyre dhe u kthyen në shtëpi, autori ka marrë armën dhe ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve duke qëlluar drejt tyre.
Rreth 15 persona ndodheshin në shtëpi në atë moment.
4 viktima prej viktimave humbën jetën në vendngjarje, kur 8-vjeçari vdiq në spital.
Personi i armatosur besohet të ketë përdorur një pushkë gjysmë automatike AR-15.