Teksa hyjmë në dy javët e fundit të fushatës elektorale në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, kandidatët për kryebashkiakë kanë vijuar me takimet e tyre me banorët e qyteteve dhe zonave të ndryshme duke shpalosur programet e tyre.
Retorika politike deri më tani shihet e përqendruar mes liderve të mazhorancës dhe opozitës të cilët në takimet që bëjnë me qytetarët kanë ashpërsuar akuzat ndaj njëri-tjetrit.
Sofie Alushaj kandidatja e PD për bashkinë e Patosit ka kryer takimet e radhës me banorët e lagjes së “Re” në zonën e “vreshtit” një lagje tërësisht me mungesë të infrastrukturës.
Alushaj së bashku me stafin e saj ka trokitur derë më derë e banesë më banesë duke ju kujtuar banorëve se duhet të jenë të bindur që të dalin për të votuar në 14 maj dhe të bëjnë ndryshimin.