Një shqiptar është arrestuar në Milano pasi është kapur duke vjedhur në banesën e pronarit.
Është rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur një 60-vjeçare italiane, duke shkuar për në shtëpi dëgjon disa zhurma dhe sheh një burrë.
Gruaja lajmëron menjëherë policinë, e cila falë kamerave të vëzhgimit kap hajdutin dhe e arreston për vjedhje. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar shqiptar, i parregullt në territorin italian dhe me precedentë.
Burri, para se të befasohej nga i zoti i shtëpisë, kishte arritur të vidhte 500 euro para cash dhe disa franga zvicerane.