Nëpërmjet dronëve, janë evidentuar në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.
Identifikohet 35-vjeçari me inicialet L.M, bashkë me të në kërkim dhe shtetasi tjetër.
U asgjësuan 224 fidanë të kultivuar në kubikë.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Kontrolle intensive nga toka dhe ajri, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Kontrollet në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.
Në kontroll, 50 forca policore të Komisariatit të Policisë Krujë, forcat operacionale të DVP Durrës dhe 4 dronë.
Evidentohet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Asgjësohen 224 fidanë të kultivuar në kubikë .
Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët, vijon puna për identifikimin e autorit tjetër.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen në zonën e pyllëzuar, për kapjen dhe vënien e tyre në pranga.
Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi.
Vijon puna për identifikimin e shtetasit tjetër dhe për kapjen e tyre.