Është përfshirë nga flakët kati i fundit i një pallati në zonën e Myslym Shyrit.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Ndërsa, mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Për fat të mirë si pasojë e flakëve janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Ajo që vihet re është se shumë prej tyre të trembur kanë dalë jashtë. Ndërkohë, Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.