Kishte mbjellë 80 fidanë kanabis, hetim në gjendje të lirë për 16-vjeçarin në Malësi të Madhe

Një 16 vjeçar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga policia e Shkodrës pasi dyshohet si autori i mbjelljes së 80 fidanëve të kanabisit në Malësinë e Madhe.

Gjatë kontrolleve me dron, janë zbuluar fidanët e kanabisit të mbjellë nga i mituri në fshatin Koplik i Sipërm. Për pasojë kubikët me kanabis janë asgjësuar me anë të djegies. Ndërsa 16 vjeçari u kap dhe u la i lirë për shkak të moshës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *