Berisha nga Puka: Zyra e Ballukut kushton 200 mijë euro

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Pukë ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha u shpreh se shpenzimet e kësaj qeverie janë përtej normales, ndërsa renditi shpenzimet e ministres Belinda Balluku për zyrën dhe shpenzimet e kryeministrit Edi Rama për avionë privatë dhe dekorimin e Kryeministrisë.

“Belinda u thotë më quani Belinda Luksi, 200 mijë euro zyrën, 1 mijë euro biftek kau, ndërsa Rama shpenzon për avionë privatë, shpenzon 10 mijë euro darkën ai, blen një vazo 4 mln euro për oborrin e Kryeministrisë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *