Nita Latifi reagon për herë të parë pas eleminimit nga BBV

Këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi dhe Qetsor Ferunajn lanë mbrëmë përfundimisht shtëpinë e Big Brother Vip, pasi Kristi Aliaj u shpall finalisti i katërt i këtij edicioni.

Edhe pse në disa momente u pa si finaliste e padiskutueshme përballë Kristit dhe Qetsorit, Nita u eliminua pas më shumë se tre muajve qëndrimi në shtëpinë e ‘BBV’.

Menjëherë pas daljes, ajo tha në studio se është e lumtur për eksperiencën dhe rrugëtimin e saj, e gjithashtu shtoi se gjëra akoma më të bukura se finalja e presin jashtë.

Pas eliminimit të mbrëmshëm, ajo ka bërë reagimin e parë në Instagram, ku nuk ka harruar të falenderojë gjithë mbështetësit e saj duke thënë se ishte e lumtur për këtë aventurë.

Postimi i plotë:

“Përshëndetje të gjithëve! Në këtë post dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që mora si pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Ishte një përvojë e paharrueshme për mua dhe ndihem shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj aventurë. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të pafund, ju jeni shumë të veçantë për mua!

Me shumë dashni, Nita juaj”.

Kujtojmë se ajo ishte e vetmja banore nga Kosova që ishte në garë deri në këtë pikë të lojës dhe shumë afër finales.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *