FOTO/ Kiara takon nënën e Luizit?

Mbrëmjen e djeshme, Luizi ka marrë surprizën që aq shumë e kishte pritur. Takimi me nënën e tij, e cila ka ardhur nga Amerika për të takuar të birin pas më shumë se 100 ditëve.

Mes shumë pyetjeve në një bisedë të shkurtër me të, Luizi nuk harroi ta pyeste nëse është takuar jashtë me Kiarën. Anxhelina qeshi por nuk foli pasi kjo konsiderohet si informacion nga jashtë.

Ditën e sotme, është publikuar fotoja e tyre, ku janë parë bashkë duke shuar kështu zërat se mes tyre mund të ishte një marrëdhënie jo e mirë. Në foto shihet Kiara dhe nëna e Luizit, kjo u vërtetua edhe nga postimi i Kiarës më vonë në Instagram ku shihet që ka veshur të njëjtën xhaketë si në foto.

Këto aludime u nxitën nga reagimi i kunatit të Luzit, pasi ka dalë kundër vendimit të Kiarës për ti hapur një Instagram të ri Luizit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *