BBV/ Luizi e pranon: Efin e kam dashur aq shumë sa Kiarën…

Big Brother VIP Live nga shtëpia në TAR u rikthye këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “BBV” bënë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar në Shqipëri gjatë ditës së sotme.

Luiz Ejlli ka folur rreth marrëdhënies së tij me Efin tani dhe më përpara rihyrjes së saj në shtëpinë e “BBV2”.

“Efin e kam dashur aq shumë sa e doja Kiarën, në tjetër drejtim kuptohet dhe nqs ka qenë momenti që kam dal nga vetja ka qenë kur u eleminua ajo…”,- tha Luizi.

Gjithashtu ai është shprehur se mes të gjithë banorëve që kanë qenë pjesë e “BBV2”, ata që ka dashur realisht dhe i ka pasur përzemër përveç Kiarës ishin: Efi, Kristi, Armaldo dhe Olta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *