Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur sot teksa po zhvillon fushatën për 14 majin për atë që ai e cilëson si menefregizëm nga partitë e mëdha për kauzën e Çamërisë.
“Jo rastësisht e hapëm në Kllogjer fushatën, një memorial kujtese historike. Si s’u kujtuan njëherë këta parlamentarët për cështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Kjo është arsyeja e partisë sonë. Çamëria kërkon drejtësi se ajo është një kauzë e fortë, diplomatike dhe për të drejtat e njeriut.”- tha Idrizi.