Valbona Mema flet për bashkëshortin e ndjerë: Jetoj me dashurinë e tij

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur Valbona Mema ka rrëfyer gjithcka nga jeta e saj personale dhe profesionale.

E prekur, ajo flet edhe për humbjen e njeriu të saj të zemrës, bashkëshortit. Ajo e cilësoi humbjen e bashkëshortit si sprovën më të madhe dhe tregoi forcën që duhet të gjente për të vazhduar përpara për të rritur e vetme dy fëmijët.

“Nuk mund të dorëzohesha në atë humnerë ku u vendosa. M’u shkëput gjysma e trupit tim. Mora një vendim që edhe karriera ishte shumë e rëndësishme, por edhe familja”,- tha Valbona.

“Dy fëmijët janë bekim për mua, janë gjithçka, janë jetë, janë këngë, janë çdo gjë që më mbushin shpirtin dhe më japin forcë për të ecur përpara”,– vijoi ajo.

Teksa u shfaq një fotografi kur këngëtarja është nderuar me çmimin “Mjeshtre e Madhe”, këngëtarja tha se ia dedikon Sokolit, bashkëshortit të saj të ndjerë.

“Bëri gjithçka për mua. Ishte mësuesi i jetës sime dhe i artit gjatë viteve që ishin bashkë”.

Si pikën kulminante të karrierës së saj, Valbona cilësoi albumin e saj të parë në vitin 2001, “Dalja e albumit tim të parë, ‘Dua ta them’.

“Sokoli ka dhënë shumë në atë album, më ka ndenjur shumë pranë dhe në momentet e fundit të jetës ka xhiruar videoklipet e fundit me mua. Edhe pse shpirti im nuk ishte i qetë, unë para atij buzëqeshja. Ai album mbart vlera, është traditë, një album që çdokush e mbante në familjen e tij”.

“Unë jetoj me të, jetoj me dashurinë e tij, me gjithçka më ka falur. Do doja ta takoja, më ka marrë malli”,- tha këngëtarja.

Një vend të rëndësishëm në jetën e saj zënë edhe kolegët më të mirë: “Miqtë janë shumë të rëndësishëm për mua. Njeriu nuk duhet të jetë vetëm”.

Valbona u emocionua kur në program u shfaq një videomesazh nga këngëtari Sinan Hoxha, me të cilin ajo ka një lidhje shumë të ngushtë, aq sa fëmijët e saj e thërrasin dajë.

Këngëtarja zbuloi se shumë shpejt do të vijë pranë publikut me projekte të shumta muzikore, disa prej të cilëve do të jenë bashkëpunime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *