I nxehti afrikan ‘mbërthen’ vendin/ Java që vjen do karakterizohet nga temperatura ekstreme

Tiranë/ Duket se ato ditë të ftohta në fund të majit dhe në fillim të qershorit do t’i ‘paguajmë shtrenjtë’. Temperaturat që sot arritën deri në 32 gradë celcius pritet që të jenë vlera minimale pasi duket se vendi ynë do të përfshihet nga i nxehti afrikan.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në një njoftim të publikuar në faqen e tyre zyrtare bën me dije se të dielën, vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Duket se dita e cila do të ketë rritjen më të lartë të temperaturave do jetë e enjtja, me 38 gradë celcius.

Në zonat malore hera-herës do ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

 

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 32°C

zonat e ulëta 14°C deri në 36°C

zonat bregdetare 15°C deri në 34°C

Kulmi i temperaturave do të jetë të enjten, 38 gradë celsius!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *