Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë i shkallës rihter është regjistruar këtë të hënë në Itali.
Mediat vendase shkruajnë se epiqendra e tërmetit ka qenë në veri-perëndim të Kalabrisë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), tërmeti kishte një thellësi prej 266 km dhe një epiqendër në det 46 km në perëndim të Kozencës.
Ndërkohë deri më tani në lidhje me lëkundjet e tërmetit nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.