Tregon tmerrin e viteve të luftës, animacioni i parë kosovar nderohet me çmimin ndërkombëtar ‘City of Annecy’

Animacioni i parë kosovar nderohet me çmimin ‘City of Annecy’ në festivalin ndërkombëtar të filmit të animuar Annecy në Francë.

Regjisori kosovar Ilir Blakcori fiton çmimin ‘City of Annecy’ në festivalin me unik të filmave të animuar në botë.

Ky festival ekziston që në vitin 1960 dhe është më i vjetri dhe me prestigjiozi nga të gjithë festivalet e filmave te animuar. Filmi është shfaqur në kategorinë Perspectives Short Films, e përzgjedhur në listën e më shumë se 2.850 filmave që kanë aplikuar nga më shumë se 95 vende të ndryshme të botës.

‘Clara with a Mustache’ e cila e përkthyer në shqip do të thotë ‘Klara me mustaqe’ është një film i zhanrit dramë/fantashkencë.

Thuhet se regjisori ka përdorur trillime shkencore për të denoncuar tmerrin e luftës në Kosovë në vitet 1998 – 1999, nga e cila vdiqën 13,517 njerëz, përfshirë 1,024 fëmijë.

Po ashtu faqja e famshme Animacion Paraadultos i ka dedikuar një artikull filmit me produksion kosovar, duke vlerësuar me notën 8/10 për cilësinë e filmit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *