Çmimet e naftës pësuan rënie, të ndikuar nga shqetësimet e rritjes më tej të normës bazë të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së.
Nafta në bursën amerikane ra me 56 cent ose 0,7%, duke arritur nivelin e 79,77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta në bursën e Londrës u ul me 63 cent. Faktor tjetër për rënien është ulja e prodhimit të fabrikave kineze pasi OPEC+ njoftoi ulje të prodhimit ditor duke nisur nga ky muaj.
Rezerva Federale pritet të rrisë normat e interesit me 25 pikë bazë këtë javë.
“Pas shkurtimeve të fundit të prodhimit ditor të naftës nga OPEC-u, ne besojmë se tregu i naftës do të jetë në deficit gjatë pjesës së mbetur të tremujorit të dytë, i kombinuar me një rritje sezonale të kërkesës së Kinës. Kjo mund të sjellë çmime më të larta” – shprehet Baden Moore.
Nga ana tjetër edhe aktiviteti i industrial në Japoni, ekonomia e tretë më e madhe e botës, u tkurr për të gjashtin muaji radhazi në prill. Ekspertët shprehen gjithashtu se një rënie e çmimeve të naftës vjen edhe për shkak të frikës nga recesioni në shumë ekonomi të botës.