“Nuk mund të jemi dhe qytet i ri dhe antik” Veliaj: Kullat, gjëja më e bukur që i ka ndodhur Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur ditën e djeshme në një intervistë në televizionin ‘Euronews Albania’ lidhur me ndërtesat e larta në kryeqytet. Ai i cilësoi si gjëja më e bukur që i ka ndodhur Tiranës dhe dëshmi zhvillimi ndërtimin e kullave.

Veliaj u shpreh se gjëja më e shëmtuar e qytetit janë shtesat dhe katet pa leje.

“Nëse do ketë interes nga privati për të bërë kulla pas teatrit është çështje e tyre. Kulla përballë kishës ortodokse do hapet punë ditësh, do jetë ambasada izraelite dhe misione të tjera diplomatike. Kjo e bën Tiranën moderne, Tiranën e qerpiçit e kishim. Kur themi e duam Shqipërinë si jashtë duam logot që shohim jashtë, hotelet që shohim jashtë. Kullat janë gjëja më e bukur që i ka ndodhur Tiranës, gjëja më e shëmtuar janë shtesat dhe katet pa leje. Ne nuk mund të jemi edhe qytet i ri edhe antik, antik me akropoli dhe Koloseum nuk mund të jemi” – u shpreh Veliaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *