Beniada Nishani u kthye në një nga personazhet më të dashura për publikun pas spektaklit ‘Big Brother VIP 1’ vitin e kaluar. Tashmë modelja është vendosur në Tiranë ku po moderon si bashkëprezantuese “Procesin Sportiv”.
Beniada është pyetur për miqësinë e saj të krisur me Einxhel Shkirën, me të cilën u njoh gjatë pjesëmarrjes në BBV1. Beniada pranoi se mes tyre ka hatërmbetje dhe se janë grindur, por sipas saj gjithçka tani është mbrapa krahëve: “Nuk ka asgjë të keqe të zihesh me njerëzit. Kemi pasur hatërmbetje, por gjithçka është mbrapa krahëve tani.”
Sakaq, Beniada ka suportuar vazhdimisht mikeshën e saj Jori Delli, në eksperiencën e saj në Big Brother VIP 2. Pas eliminimit të Jorit, vajzat janë takuar me njëra-tjetrën dhe kanë ndarë foto me ndjekësit në rrjetet sociale.