Kiara Tito tregon detaje nga dasma e saj me Luizin: Do të bëhet në stadium

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka folur për propozimin për martesë që mori nga Luiz Ejlli. Teksa ka folur me Ronaldo Sharkën ajo është shprehur se dëshiron një dasmë tradicionale, madje me shaka thotë se do e organizojnë në stadium për shkak se planifikon të ftojë sa më shumë persona.

E pyetur nëse do i ftojë opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklina Lekatarin në dasmë, Kiara thotë se do i ftojë të gjithë. Por, kjo pyetje vjen pasi dy opinionistët herën e kaluar u treguan të ashpër me Kiarën.

Si e mendon dasmën tënde me Luizin?

Kiara: Një dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium. Do doja një ambient që do të kishte mundësinë të mbante shumë, shumë njerëz brenda.

Sa fëmijë mendon, me vullnetin e Zotit, ke qejf të bësh me Luizin?

Kiara: Unë kam qejf të kem dy fëmijë ose tre, por sa të na japë Zoti, nuk është me plan kjo gjë.

A do e ftosh Zhaklinën dhe Arbrin në dasmë?

Kiara: Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasmë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *