Bilanci i ‘Rrugores’ së Tiranës: 14 të arrestuar dhe qindra masa administrative të vendosura

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë me dije se ka arrestuar 14 shtetas të cilët po drejtonin automjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, 475 masa administrative janë vendosur vetëm për shoferët të cilët po përdorimin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. Rrugorja ka ndëshkuar edhe qindra shoferë të tjerë për shkelje si: mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha, mosvendosje të rripit të sigurimit apo drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Njoftimi: 

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫️Gjatë javës që lamë pas 14 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

71 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 475 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

300 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

444 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 115 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *