Klosi mbledh Task-Forcën e Turizmit në Pogradec: Të rrisim nivelin e shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve pritëse

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka mbledhur sot Task-Forcën e Turizmit në Pogradec, qytetin të cilin e cilëson si histori suksesi në marrjen e masave për sezonin e ri turistik.

Klosi thotë se problem mbetet vetëm numri i rojeve të plazhit.

“Për Pogradecin mund te them që kemi një histori suksesi, pasi ka përfunduar pastrimi i bregut, janë ndarë zonat e plazhit. Vazhdojmë të kemi problematikë sa i takon numrit të rojeve të plazhit dhe vendosjes se bovave për të përcaktuar zonat ku mund të notohet. Ve# Liqenit, Pogradeci duhet ti kushtojë vëmendje trashëgimise kulturore dhe historike, të cilat duhet të shndërrohen në destinacione turistike.

Ndërkohë ministri si sfidë kryesore të këtij sezoni ka vendosur nivelin e shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve pritëse sipas të cilin duhet të trefishohen këtë vit.

“Hapja e kufijve do të ketë impakt për turizmin e organizuar nga vende të ndryshme të Europës. Sfida kryesore e këtij sezoni do të jetë niveli i shërbimeve dhe rritja e kapaciteteve pritëse ,të cilat duhet të trefishohen që të perballojë fluksin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj”, përfundoi ministri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *