Luizi tregon planet e tij pas mbarimit të “Big Brother Vip”

Edicionit të “Big Brother Vip 2” po i vjen fundi. Edhe pak ditë nga ndajnë nga finalja e madhe e cila do të mbahet në datën 6 maj. Banorët finalistë mezi e presin pas më shumë se 100 ditësh qëndrim në shtëpi. Ata kanë nisur të bisedojnë për planet e tyre pas daljes dhe për jetën që i pret jashtë.

Luizi tha se sapo të dalë do takojë Kiarën, më pas do takojë dy gra që i kanë thënë atij se nëse futet në ‘Big Brother’ do dalë fitues.

Ai shtoi se pas kësaj, do marrë makinën dhe do niset direkt në Shkodër dhe do vizitojë varrin e të atit. Duke biseduar me Efin dhe Kristin, ai u shpreh se më pas do takojë mamanë e tij që po e pret në Shkodër dhe se bashkë do vijnë në Tiranë.

Luizi nuk la pa përmendur edhe planet për dasmën e tij me Kiarën. Madje ai po fliste edhe për ndarjen e tavolinave, duke i thënë Kristit se do e ulë atë me Armaldon, Evën, Ermionën, Gentin dhe Ronaldon në tavolinë.

Nuk la pa përmendur edhe pushimet që ka fituar gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Në korrik, tha se do të shkojë në Antalya me Kiarën, ndërsa në tetor në Maldive.

Duket se planet e tij janë të shumta. Ne gjithashtu presim të shohim se çfarë do të sjellë këngëtari në karrierën e tij muzikore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *