Liverpooli po përgatitet për të mbajtur koncertin e madh të këngës Eurovizion 2023. Në qendër të vëmendjes të spektaklit do të jetë dhënia e mesazheve për paqe në Ukrainë.
12 instalacione të zogjve Soloveiko , që në Kiev janë simbol i këngës dhe lumturisë, u vendosën në qytet, teksa po përgatitet i gjithë terreni për 3 netët e zjarrta.
Por solidariteti me popullin që prej më shumë se një viti janë nën sulmin ushtarak, më 13 Maj, në ditën e finales do të mbahet një kërcim flashmob, ndërsa pjesëmarrësit, publiku dhe të tjerë do të ftohen të këndojnë këngën e the Beatles, me pak ndihmë prej shokëve të mi, që do të interpretohet në Muzeun e Liverpoolit.
Synohet që me ta të bëhet jehonë në mbarë botën, ku shumë njerëz do të bashkohen në mbështetje për viktimat e konfliktit.
“Unë jam një fanse e madhe e Eurovizionit, jam vullnetare edhe me Kryqin e Kuq, kam punuar me refugjatë ukrainas, kështu që të gjitha u shkrinë së bashku për të realizuar këtë projekt . Çdokush, qofshin muzikantë profesionistë apo anëtarë të publikut, mund të filmojë performancën dhe ta ngarkojë atë në kanalet e mediave sociale, ndërsa paratë do të shkojnë për fëmijët në Ukrainë“ – tha Valerie Bounds, një ndër themelueset e projektit HelpUkraineSong.