Harta e re gjyqësore/ Meta: Më 14 Maj votojmë kundër ‘Ramaformës’

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar zbatimin e fazës së dytë të hartës së re gjyqësore. Ai theksoi se kjo hartë u heq mundësinë qytetarëve për të ndjekur çështjet e tyre në gjykata dhe prokurori. Meta u bëri thirrje qytetarëve që në datë 14 Maj të votojnë kundër “Ramaformës” që po e bën drejtësinë të pamundur.

Meta: “Nga sot janë dhjetëra mijëra qytetarë të cilëve do u hiqet mundësia e deritanishme për të ndjekur çështjet e tyre në gjykata dhe prokurori. Nga sot edhe gjykatat e shkallës së parë do të mbyllen në Lushnje, në qytetin e kongresit. Në Pogradec, në Kavajë, në Kurbin, në Tropojë, në Përmet etj.

Ramaforma në Drejtësi është zbatimi anti-kushtetues i reformës në drejtësi, po shkatërron aksesin e qytetarëve në drejtësi, po shton zvarritjet dhe po rrit kostot që t’i lërë ata pa drejtësi. Kjo hartë e re gjyqësore nuk merr parasysh largësinë gjeografike dhe mundësitë e kufizuara të transportit.

Ajo shkakton asgjësimin e aksesit në drejtësi. Ndaj në 14 Maj qytetarët e Shqipërisë do të votojnë edhe kundër Ramaformës që po ia bën drejtësinë edhe më të pamundur. Edhe më të paarritshme, edhe më të shtrenjtë në mënyrë që t’i lërë pa drejtësi”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *