Fansat e Luizit që aq shumë e kanë sulmuar, tashmë ‘kanë ndryshuar mendje’. Pas gjithë “urrejtjes” gjatë kohës që ajo ishte pjesë e BBV, tani që ka dalë situata ka ndryshuar dhe fansat e aktores po rriten çdo ditë dhe më shumë. Edhe fansat e betuar të Luizit kanë filluar të simpatizojnë aktoren.
Përmes një postimi në Instagramin e saj ajo ka treguar se një prej faqeve të menaxhuara nga fansat e Luizit thonë se e ka marrë malli për të.
“Që të vinte dita që të donin edhe fansat e Luizit ty se kishim menduar. Dueht të ishe në finale, na ka marrë malli për ty o Mbretëreshë”, shkruajn ata.
E sigurisht këtë ditë as Olta nuk e kishte menduar, duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet e bukura, aktorja sërish nuk ka lënë pa “thumbuar”.
“Epo që do vinte kjo ditë edhe unë nuk e kisha menduar. Faleminderit shumë, edhe ju jeni shumë të mirë që më shkruani pa fund. Shyqyr që ma kuptuar lojën, Po fitoren ja lashë unë ama”, shkruan ajo.