Fansat e Luizit mbështesin Oltën, aktorja: Epo të vinte kjo ditë…

Fansat e Luizit që aq shumë e kanë sulmuar, tashmë ‘kanë ndryshuar mendje’. Pas gjithë “urrejtjes” gjatë kohës që ajo ishte pjesë e BBV, tani që ka dalë situata ka ndryshuar dhe fansat e aktores po rriten çdo ditë dhe më shumë. Edhe fansat e betuar të Luizit kanë filluar të simpatizojnë aktoren.

Përmes një postimi në Instagramin e saj ajo ka treguar se një prej faqeve të menaxhuara nga fansat e Luizit thonë se e ka marrë malli për të.

“Që të vinte dita që të donin edhe fansat e Luizit ty se kishim menduar. Dueht të ishe në finale, na ka marrë malli për ty o Mbretëreshë”, shkruajn ata.

E sigurisht këtë ditë as Olta nuk e kishte menduar, duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet e bukura, aktorja sërish nuk ka lënë pa “thumbuar”.

“Epo që do vinte kjo ditë edhe unë nuk e kisha menduar. Faleminderit shumë, edhe ju jeni shumë të mirë që më shkruani pa fund. Shyqyr që ma kuptuar lojën, Po fitoren ja lashë unë ama”, shkruan ajo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *