Katër finalistët Luizi, Efi, Dea dhe Kristi janë në javën e tyre të fundit në shtëpi dhe po e shfrytëzojnë për tu kënaqur duke lënë anash debatet mes tyre.
Një situatë e pazakontë ka ndodhur më shumë se njëherë në shtëpi ku kanë qarkulluar video ku minj vijnë vërdallë.
Miun e ka parë Luizi, i cili në fillim e tremb dhe pastaj e ndjek por ai fshihet në kuzhinë. Pa reaguar, ai mundohet ta kapë dhe ta largojë nga shtëpia.