Pas Kiarës, Luizi tregon nëse do ta ftonte Zhaklinën në dasmën e tyre

Që pas propozimit që Kiarës, Luizi ka folur shpesh herë për dasmën e tyre dhe i emocionuar tregon se mezi e pret këtë moment. Por jo vetëm ai, të gjithë fansat dhe mbështetësit e çifit mezi e presin ditën kur do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Së fundmi, ai ka diskutuar me tre finalistët e tjerë për dasmën me Kiarën. Teksa po bisedonin mbrëmjen e djeshme, Krist Aliaj e pyeti se kë nuk do të ftonte dhe Luizi u përgjigj menjëherë “Tea Trifonin”.

Kur Kristi e pyeti pse, ai tha shkurt: “Nuk dua”.

Më pas kur në një moment u përmend emri i opinionistes Zhaklin Lekatarit, Luizi tha se ‘Zhaklinën do ta njëherë, ndoshta ka punë atë natë dhe nuk mundet të vijë”.

Duke treguar kështu se nuk ka dëshirë që ajo të jetë pjesëmarrëse në dasëm për shkak të debateve mes tyre në Prime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *