E rëndë në Vorë! E moshuara qëllohet me sëpatë nga bashkëshorti (Emrat)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Breg Shkozë të Vorës.

72-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit ka qëlluar me sëpatë pas koke gruan e tij Vasilika Budlla, 79 vjeçe.

Fatmirësisht mësohet se e moshuara është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.

72-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *