SHBA: Në 5 muaj, Rusia ka humbur 100 mijë trupa në Bakhmut

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se Rusia ka humbur 100,000 trupa vetëm në pesë muajt e fundit të luftimeve në zonën e Bakhmut. Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se SHBA beson se rreth 20,000 trupa ruse janë vrarë në dhjetor.

Gjysma e tyre janë nga grupi ushtarak privat Wagner, tha Kirby. Vlerësimi bazohet në inteligjencën amerikane të deklasifikuar.

Ofensiva ruse në Bakhmut, në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ka “ngecur” dhe “dështuar”, shtoi Kirby.

Moska e ka përqendruar pushtimin e saj në rajonin e Donbasit muajt e fundit, veçanërisht në qytetin Bakhmut të Donetskut.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *