Kina për herë të parë ka votuar pro rezolutës e cila dënon agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, duke e njohur shtetin e Putinit si “agresor”. Sakaq, Serbia ka votuar kundër.
Asambleja e Përgjithshme të Kombet e Bashkuara (OKB) me 122 vota pro, 5 kundër dhe 18 abstenime ka miratuar rezolutën për bashkëpunim ndërmjet OKB-së dhe Këshillit të Evropës.
Ndër shtet që votuan kundër të drejtave të njeriut ishin Rusia, Bjellorusia, Nikaragua dhe Siria.
Me votimin e rezolutës “Bashkëpunimi ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës”, dështoi përpjekja e Federatës Ruse për të hequr përmendjen e agresionit kundër Ukrainës.