Dialogu, sot takohen Kurti e Vuçiq në Bruksel

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ndodhet në Bruksel. Sot, atje do të mbahet takimi i parë që nga marrëveshja për aneksin e zbatimit në Ohër në mes Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuciq, ku njëra nga pikat e diskutimit do të jetë draftstatuti i Asociacionit.

Takimi që pritet të mbahet në orët e mbrëmjes është i pari i nivelit të lartë politik pas pajtimit në Ohër

Në takim pritet të diskutohet për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për çështjen e të pagjeturve kanë bërë të ditur nga Komisioni Evropian.

“Pritet të miratojnë deklaratën për personat e zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës dhe kjo do të pasohet me paraqitjen dhe diskutimet rreth kuadrit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera të rëndësisë politike”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Dje, Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se e ka shfrytëzuar për t’i bërë përgatitjet para takimit, përderisa ka shtuar se përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë.

“Komplekse sepse ka një mori informatash dhe detajesh mes shumë gjërave të tjera, por e thjeshtë sepse dëshirat e Kosovës janë të qarta, të thjeshta dhe fisnike”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Mbrëmë, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti një ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Sipas Chollet, në këtë bisedë është diskutuar edhe për rëndësinë e implementimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në mënyrë të menjëhershme.

 

“Një bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurti rreth takimit të liderëve më 2 maj, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përmes dialogut të lehtësuar nga BE, rëndësinë e implementimit të menjëhershëm të Asociacionit me shumicë Serbe dhe partneritetin e fuqishëm mes SHBA-së dhe Kosovës”, ka bërë të ditur Chollet

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *