“Volkswagen” është bërë makina më e preferuar e shqiptarëve. Janë të dhënat e Institutit të Statistikave që nxjerr në pah se kjo markë po blihet gjithmonë e më shumë, duke lënë pas “Mercedez Benzin”.
Vetëm në 3 muajt e parë të vitin 2023, fondi i autoveturave në vendin tonë është rritur me 8%. Në Shqipëri janë regjistruar 14.460 mjete të reja që u përkasin 276 markave.
Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka “Mercedez Benz” me 16,3%.
Kryeqyteti mban vendin e parë për numrin e mjeteve të reja të regjistruara në 3 muajt e parë të vitit, pasuar nga Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Shkodra.
Por më pak mjetë të reja janë regjistruar në Dibër, Gjirokastër dhe Kukës.
Në kategorinë e mjeteve të reja rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej e zënë “Autoveturat” (83,5%) dhe “Motor” zënë (6,8%).