“Me profesorin e gjuhës shqipe”, Meta në Mal të Zi: E falënderova me mirënjohje për kontributin e tij

Presidenti Meta ka vizituar sot shkollën fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Ostros të Malit të Zi sëbashku me me profesorin e gjuhës shqipe, Ali Gjeçbritaj.

‘E falënderova me mirënjohje për kontributin e tij në mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare në trevën e Krajës’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Në shkollën fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Ostros, me profesorin e gjuhës shqipe, Ali Gjeçbritaj, i cili prej dekadash edukon fëmijët shqiptarë në Malin e Zi, me kulturën dhe traditat atdhetare.

E falënderova me mirënjohje për kontributin e tij në mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare në trevën e Krajës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *