Seanca e re për konfiskimet e ndërtesave me vendim të këshillit të ministrave do të mbahet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00. Çështja është shtyrë nga anëtarët e Kushtetueses për çështjen e firmave të 2 deputetëve të cilët sot nuk janë më deputetë, pasi kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa firmat u zëvendësuan me 3 firma të tjera.
Gjykata ka kërkuar shtyrjen e seancën pasi i kërkoi 28 deputetëve të autorizonin me firmë avokatin që do i përfaqësonte në seancë.
Sot 29 deputetët e Partisë Demokratike kanë autorizuar avokatin Marash Logun për t’i përfaqësuar në seancë, së bashku me Gazment Bardhin dhe Dhurata Çupin.