Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit/ Familjarët protestojnë, tre prej tyre takim me Rrumbullakun

Familjarët e dy personave që rezultojnë të zhdukur që nga data 6 prill në Sarandë po protestojnë ditën e sotme përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tre përfaqësues kanë hyrë brenda dhe po priten nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku.

“Kërkojmë nga shteti të pakrën trupat, jam xhaxhai i Fatmir Sulovarit, nuk kemi dyshime se të kishim do kishim komunikuar ne vetë me policinë. Shteti ka mundësinë që ti gjejë personat, nuk ka lidhje me konfliktin për pronën. Nuk ka pasur as konflikte dhe as gjëra për tokën.” – u shpreh njëri prej tyre.

“Ne duam që shteti të bëjë kërkime dhe ti gjejë. Nuk e kuptojmë në botë se pse janë zhdukur. Shpresojmë që shteti të bëjë kërkime sa të mundet, i ka mundësitë. Do të vazhdojmë të protestojmë, të paktën sa të gjendet trupi, që ti hedhim një dorë dhe” – tha një tjetër prej familjarëve të Sulovarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *