Protesta/ Familjarët e të zhdukurve pas takimit me Rrumbullakun: Do rinisin kërkimet

Ditën e sotme familjarët e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqi kanë zhvilluar një protestë përpara ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë. Shtetasit rezultojnë të zhdukur që nga data 6 prill, në Sarandë. Familjarët kanë kërkuar gjetjen e trupave. Tre prej tyre kanë zhvilluar edhe një takim me numrin një të policisë në vend, Muhamet Rrumbullakun. Pas këtij takimi vëllai i Sulovarit ka treguar për mediat se kërkimet do të rinisin.

Vëllai i Sulovarit: “Do fillojmë së shpejti tha ai. Nuk më dhanë shumë shpjegime, jemi në rrugë, po vazhdojnë hetimet. Nuk më dha shumë shpjegime, ia kemi lënë në dorë. Do rinisin kërkimet.

Vëllai i madh jam unë. Tani do ta ndërpresim protestën se u sqaruam. Me datën 6 kam kontaktuar për herë të fundit, ishte shumë i qetë. Nuk kemi pasur probleme. Deri në këtë pikë, se të vogla kemi pasur. Nuk kemi dyshime se nuk kemi konflikte. I morëm të gjitha pajisjet. Leonardin e ka pasur të njohur ai, nuk ishin të ngushtë, nuk i thua dot shokë. Me 6 maj do jemi prapë këtu.”

Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit/ Familjarët protestojnë, tre prej tyre takim me Rrumbullakun


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *