Ekzekutimi i Nikulajt/ Motori i gjetur në Drin dyshohet se…

Një motor i gjetur pasditen e 27 prillit në Lumin Drin pranë fshatit Kakarriq të Lezhës, dyshohej se ishte përdorur nga vrasësi i biznesmenit Ardian Nilukaj, mesditën e 19-prillit në Shëngjin. Megjithatë, verifikimet dhe ekzaminimet e deritanishme kanë ngritur dyshime të reja se ky mjet nuk është i njëjti me atë të përdorur nga autori.

Hetuesit po kalojnë në sitë karakteristikat e mjetit të blerë në Tiranë i cili mendohet të jetë përdorur për të kryer krimin, me atë të gjetur në lum 300 metra larg shtëpisë së Edmond Haxhisë, i cili është vënën nën akuzë për vrasjen e biznesmenit, në rolin e organizatorit të atentatit.

Motori “Skuter” u gjet nga policia 8 ditë pas ngjarjes në brigjet e Lumit Drin dhe mendohet të jetë hedhur nga autori i dyshuar portugez pas atentatit ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *